344 raste të reja nga 4.926 testime të realizuara janë regjistruar për 24 orë në Maqedoninë e Veriut, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Në po të njëjtën periudhë janë shëruar 339 pacient, por në mënyrë shtesë në sistemin për persona të shëruar nga Covid-19 janë evidentuar edhe 3.645 raste të vjetra të të shëruarve të cilat janë treguar në të dhënat e sotme por që janë nga muaji gusht.
“Janë lëshuar nga spitalet pa na njoftuar spitalet”, thuhet në njoftimin e MSh-së, transmeton TV21.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 viktima, kurse në mënyrë shtesë në Regjistrin e personave të vdekur nga Covid-19 janë vendosur edhe 9 viktima të tjera që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 07.09.2021 deri 04.10.2021.
Raste aktive në vend janë 6.967./TV21
