Sot do të kuptohet nëse do të kemi orë policore të zgjatur për Bajram

TË FUNDIT

Se a do të kemi orë policore të zgjatur për festën e Fitër Bajramit, do të mësohet sot në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Vendimi që do të merret nga Komisioni, i propozohet Qeverisë e cila në seancë qeveritare duhet të sjell vendim për orën policore.

Komisioni do të vendos edhe për rihapjen e objekteve hotelerike. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paraprakisht ka njoftuar se Komisioni ka diskutuar çështjen e objekteve hotelerike, por për shkak se gjatë kësaj fundjave shënohen dy festa shtetërore, Fitër Bajrami dhe Dita e Shën Kirilit dhe Metodit.

Për hapjen kufijtë është paralajmëruar se është herët të flitet.