Sot dhe nesër spërkatje nga ajri kundër mushkonjave në Shkup

TË FUNDIT

Sot dhe nesër, në orët e hershme të mëngjesit, në territorin e qytetit të Shkupit do të realizohet dezinsektimi ajror kundër formave të rritura të mushkonjave, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Nëse kushtet atmosferike nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, spërkatja do të shtyhet për ditën e parë pasuese me kushte të favorshme, në të njëjtin termin.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje bletarëve që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.