Me vendimin e djeshëm të Komisionit Rregullator për Energjetikë, sot benzina shitet me çmim më të lirë për 5, kurse dizeli për 6 denarë. Por, ky vendim nuk do të vlejë shumë gjatë, sepse Komisioni paralajmëroi se nga mesnata do të ketë çmim të ri të karburanteve, duke pasur parasysh çmimet në bursat botërore. Çmimet e karburanteve sillen mbi bazë të Rregullores me të cilën KRrE ka të drejtë t’i ndryshojë çmimet e derivateve çdo ditë. Si përllogaritje merret mesatarja nga kuotat e bursës në pesë ditët e fundit dhe fare nuk ndikon çmimi i naftës në tregun botëror.
