Solana: Kriza në Evropë mund të shpjerë deri te pranimi i Maqedonisë në NATO dhe BE

TË FUNDIT

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s që është edhe përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Sollana, konsideron se përkeqësimi i gjendjes së sigurisë në Evropë dhe me krizën e refugjatëve, po krijohen kushte për zgjidhje të problemeve më të vogla, siç është kontesti për emrin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë. Kjo, sipas Solanës, mund të ndihmojë përfundimisht të realizohet pranimi i Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Edhe përskaj të gjitha problemeve në Evropë, Maqedonisë po i ec mirë. Nuk kam qenë në vizitë qe një kohë të gjatë, po konsideroj se problemet aktuale me krizën ekonomike dhe refugjatët po shkojnë në të mirë të Maqedonisë. Pra, edhe përkundër kundërshtimit të Greqisë, përfundimisht do ta rrumbullakësojë integrimin euroatlantik. Mendoj se Maqedonia po e kryen punën mirë. Me të vërtetë shumë shpresoj se të gjitha problemet lidhur me emrin do të tërhiqen. Situata në këtë moment në Bashkimin Evropian do të ndihmojë në tejkalimin e atyre, të themi objektivisht, problemeve më të vogla, pa të zgjidhen”, vlerësoi Solana në një deklaratë për Televizionin e Maqedonisë. Solana deklaratën e dha në një ngjarje në Institutin Brukings në Uashington, ku është i angazhuar si ekspert për çështje sigurie, transmeton MIA.