Seanca e parë gjyqësore për ish- sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski u anulua, për shkak mungesës së njërës prej të akuzuarve, Maja Siljanovska.
Megjithatë , Rashkovski si i akuzuari i parë në rastin “Softuer” pretendon se provat kundër tij janë mbledhur në mënyrë të paligjshme. Sipas tij, është e turpshme që personat që nuk kanë as njohuri, as licenca, as ekspertë, të lejohen të prekin të dhënat private të personave të cilëve u janë konfiskuar telefonat.
“Ankohemi për dëshmi që nëse i shihni për nga përmbajtja dhe forma se si janë mbledhur, do ta kuptoni se janë dëshmi që janë mbledhur në mënyrë të paligjshme. 0.54-01.20 Ju keni 43 mesazhe në sekondë. Ja më thoni ju, po kontrolloja në një kompjuter, nuk ekziston, ‘rekordi Guinness’ është që në 50 e pak sekonda mund të shkruash një mesazh, jo 43 në një sekondë. Prokuroria nuk mund të sigurojë prova që shihet qartë se dalin nga mënyra të paligjshme e grumbullimit të provave nga disa telefona”, deklaroi Dragi Rashkovski, i akuzuar.
I akuzuari Rashkovski për dëshmitar mbrojtës në këtë rast gjyqësor propozoi ish-ministrin e Punëve të Brendshme Naçe Çulev. Por se kush do të jetë dëshmitar nga Qeveria, prokurorja, Ivana Trajçeva, nuk zbuloi, duke shtuar vetëm se këto gjëra do të dihen me kohë.
“Lista e dëshmive me të vërtetë është e vëllimshme dhe nuk do të mund tani tua tregoj ose tua numëroj sepse bëhet fjalë për shumë dëshmi. Shkurt mund të ju them se në thelb bëhet fjalë për dëshmi prej të cilave do të vërtetohen të gjitha faktet që janë theksuar në aktakuzë. Për çdo procedurë në veçanti si dhe për honorarët dhe veprën penale larje parash”, deklaroi Ivana Trajçeva, prokurore.
Lidhur me pretendimet e mbrojtjes se dëshmitë janë mbledhur në mënyrë të paligjshme, prokurorja Trajçeva, tha se veprimet e prokurorisë në këtë rast nuk ndryshojnë nga ato në rastet e tjera. Në rast, krahas Rashkovskit dhe Siljanovskës, të akuzuar janë edhe Ivica Dimitrovski, Daniel Stançev, Irena Ivanovska, Igor Hristov dhe Igor Ivanovski. Për Rashkvoskin në aktakuzë, theksohet se nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizim publik për Sistem për identifikim biometrik, furnizim publik të Softuerit për përcaktim të shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptim të dënimeve, furnizim të mallrave – kamera ANPR për njohje të targave të automjeteve dhe furnizim publik të gjërave – kabina metali për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistem për njohje automatike të targave.
