“Sofra e Ramazanit” në Tetovë, “Agimi i Bamirësisë” shtron iftare falas

TË FUNDIT

Shoqata “Agimi Bamirësisë” tashmë 12 vite me radhë shtron “Sofrën e Ramazanit” me iftare falas.


Këtë Ramazan në dy lokacione shtrohen iftare për studentët, ndërsa ndahen edhe 500 iftare për nevojtarët nëpër shtëpitë e tyre.

“Dita e parë kaloi me mbi 600 iftare, 100 ishin për studentët dhe mbi 500 për nevojtarët. Siç e shihini edhe sot dita e dytë është në punë e sipër. Pas orës 15:30 vjen stafi për përgatitjen e iftareve dhe mbi 500 iftare shpërndahen në shtëpi”, tha Visar Xhaferi, aktivist.

Një iftar për nevojtarët kushton tre euro e gjysmë apo 200 denarë. Nga kjo shoqatë bëjnë apel që të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë.

“Pjata si pjatë kushton tre euro e gjysmë, ose 200 denarë apo 250 tek studentët, se tek ta bëhet pak më ndryshe. E bukura është se kemi disa donatorë që na kanë ndihmuar dhe përsëri mbetet pjesa më e madhe të mbulohet në aspektin financiar dhe për atë shkak ne i ftojmë ata, pasi që janë nevojtarët dhe studentët që janë në pritjen tonë. I ftojmë ata të na ndihmojnë pasi që nuk është numri i vogël, është numri i madh. Këtë natë kemi 800 iftare për të shpërndarë”.

Vitin që lamë pas janë ndarë mbi 21 mijë iftare për studentët dhe nevojtarët. “Agimi i bamirësisë” në kohën e pandemisë arriti deri në 1200 iftare në ditë.