Sofje-Shkup: Me dokument të shkruar Bullgaria do të përcaktojë detyrat ndaj Maqedonisë

TË FUNDIT

Shefi i diplomacisë bullgare, Nikollaj Milkov, paralajmëron miratimin e një dokumenti të shkruar, në të cilin do të përcaktohen detyrat e institucioneve në Bullgari me detyrime të përcaktuara për dialogun me Maqedoninë.

“Në marrëdhëniet tona me Maqedoninë e Veriut jemi në një fazë ku para së gjithash duhet të sigurohet koordinimi i institucioneve të ndryshme, për këtë duhet të kalojmë ndoshta një dokument të shkruar që do të përcaktojë detyrat e institucioneve të ndryshme, organizatave në lidhje me atë që duhet bërë në të ardhmen në marrëdhëniet tona me Maqedoninë e Veriut, për të arritur një qasje sistematike, për të shkruar qartë detyrat dhe përgjegjësitë, në mënyrë që të priten rezultate.”- deklaroi Nikolai Milkov, MPJ  e Bullgarisë.

Ai shpreson se do të ketë një procedurë konsolidimi edhe në RMV që gjërat të ecin mirë. “Fatkeqësisht, edhe nëse kemi një konsensus të caktuar për Maqedoninë e Veriut, ai nuk është shumë i dukshëm”, shtoi Milkov.

“Aty një parti është e hapur për dialog dhe një tjetër është kundër dhe mendoj se do të jetë shumë më e lehtë nëse partner e kemi shtetin, jo partitë.”- deklaroi Nikolai Milkov, MPJ  e Bullgarisë.

Zëvendësja e tij, e cila po ashtu ishte zëvendësministre edhe kur në krye të MPJ bullgare ishte Teodora Gençovska, Velislava Petrova do të vazhdojë të jetë përgjegjëse për dialogun dypalësh mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Milkov është emëruar ministër i Jashtëm i Bullgarisë në Qeverinë teknike që do ta udhëheqë vendin deri në përfundim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të planifikuara për 2 tetor.

error: Content is protected !!