Snopçe pyet Simovskin: Nga dolën 60 mijë qytetarë plus pas përfundimit të Regjistrimit?

TË FUNDIT

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ka hedhur dyshime mbi besueshmërinë e rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Thotë se janë dy arsye për të cilat ka dyshime: mosregjistrimi i mbi 100 mijë qytetarëve dhe se diaspora doli të jetë mbi 200 mijë.

“Jo i besueshëm është edhe numri prej 12% e qytetarëve në mërgatë, ndërsa shumë organizata si Banka Botërore dhe Eurostat vazhdimisht kanë thënë se së paku rreth 30% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut e kanë braktisur vendin në dekadat e fundit”, tha Snopçe, transmeton TV21.

Kujton edhe deklaratën e kreut të Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski i cili pas përfundoi regjistrimi deklaroi se janë regjistruar 2.037.000 qytetarë, ndërkaq me rezultatet e stome doli se janë regjistruar më shumë se 60 mijë qytetarë.

“Një gjë tjetër që duhet të sqarohet është kontradiksioni i drejtorit të Entit Shtetëror për Statistikë, zotëri Simovski i cili pas përfundimit të regjistrimit deklaroi se janë regjistruar gjithsej 2.037.000 rezident dhe jo rezident ndërsa sipas rezultateve të publikuara sot dalin 2.098.000 qytetarë rezident dhe jorezident. Nëse regjistrimi ka përfunduar më 30 shtator të vitit të kaluar, parashtrohet pyetja prej nga dolën këto 60.000 qytetarë plus pas përfundimit të procesit të regjistrimit”, tha Snopçe./TV21