“S’mund të marrim targa të verdha”, protestojnë taksistët në Shkup

TË FUNDIT

Përfaqësuesit e taksi kompanive në Shkup thonë se rreth 300 taksi nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për punë pasi nuk mund të marrin targa të verdha, të cilat nevojiten për t’u pajisur me licencë për punë, përcjell TV21. Taksistët kërkojnë nga Ministria e Ekonomisë që ligji që e përcakton këtë procedurë ta lënë në pauzë, deri sa të gjendet zgjidhje tjetër ligjore.

“Kemi problem me marrjen e targave të verdha , me atë se një numër i madh i kolegëve qëndrojnë me muaj në shtëpi, nuk mund të marrin targa të verdha, problemi është se kur i ndërrojnë veturën e tyre, shkojnë në stacionin për kontroll teknik, atje nuk iu japin targa të verdha dhe u thonë se duhet të kenë certifikatë për licencë, për të marrë certifikatë të licencës, drejtohen te Kuvendi i Qytetit, ata thonë se fillimisht duhet të marrin targa të verdha. Do të thotë me punën po luhet ping-pong”, tha mes tjerash Gjorgje Marinovski, përfaqësuesi i 19 kompanive të taksive.