S’mund të koncentrohen para kamerave/ Këshilli Gjyqësor i përjashtoi kameramanët nga salla

TË FUNDIT

“Nga kolegjiumi i shkurtër që patëm tani me kolegët, e sidomos në lidhje me pikën e rendit të ditës, ku do të diskutojmë për parashtresat dhe ankesat e qytetarëve dhe personave juridikë, në lidhje me punën e gjyqtarëve, gazetarët do të mbeten të pranishëm këtu, ndërsa kamerat, mund të përfundojnë dhe ta lëshojnë seancën. Është një vendim unanim i kolegjiumit që kemi pasur”- tha Sashko Georgievski, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

 

 

Me këto fjalë kryetari i ri i Këshillit gjyqësor, Sashko Georgievski largoi nga seanca kameramanët e televizioneve. Ai këtë vendim e mori pas një pauze 20 minutëshe dhe konsultimi që pati me anëtarët e tjerë të Këshillit duke shtuar në fund “Ju lutem, duhet të na lini të punojmë”.

 

Ndonëse për vite me radhë, asnjërës përbërje të Këshillit gjyqësor nuk i kanë penguar kushtet dhe hapësira e sallës, që do të thotë për çdo seancë kushtet kanë qenë të njëjta dhe asnjëri prej anëtarëve e as kryetari i Këshillit nuk është ankuar.

 

 “Kushtet i kemi kështu dhe vlerësojmë se kjo është thelbësore. Nuk ka të bëj me mungesë transparencë, por është e nevojshme për kushtet e punës”.- tha Sashko Georgievski, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

 

 

E këtij vendimi i parapriu edhe një diskutim paraprak për t’i larguar ose jo mediat. Asnjëri prej anëtarëve në fillim nuk mori guximin që të arsyetoj vendimin se përse nuk duhet të jenë të pranishëm kamerat.

 

 “Kolegë dua të theksoj se transparenca është se edhe para mediave duhet të tregojmë disa punë e jo të fshihemi. Në kolegjium të flasim diçka, ndërsa para mediumeve të heshtim”- pohoi Sashko Georgievski, Kryetar I Këshillit Gjyqësor.

 

 

Ndërsa ndër të parët që reagoi ishte ish-kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva.

 

“Unë jam kategorikisht kundër kësaj. Për shkak të mos pasjes së kushteve të përjashtohen kamerat sidomos që vendi i Këshillit gjyqësor ka qenë gjithmonë i njëjtë, gjithmonë Këshilli gjyqësor ka mbajtur seanca në këtë ndërtesë”- tha Vesna Dameva, anëtarë e Këshillit Gjyqësor.

 

 

Derisa kryetari Georgievski pohonte se atij personalisht nuk i pengojnë kamerat, vazhdimisht insistonte se për punë duhet koncentrim. I pari që u pajtua me idenë e largimit të kamerave ishte anëtari Milazim Mustafa, e pastaj edhe të tjerët.

 

 “E mbështes në tërësi qëndrimin tuaj me qëllim që në mënyrë më efikase dhe efektive të kryejmë punë”- pohoi Milazim Mustafa, anëtarë i Këshillit Gjyqësor.

 

 

“Janë shumë kamera, ndërsa nuk ka kushte. Hapësira është e vogël”- tha Tanja Çaçarova Ilievska, anëtarë e Këshillit Gjyqësor.

 

 

Seanca e Këshillit vazhdoi pa kamera brenda e më vonë edhe pa gazetarë, ndërsa në të u diskutuat për përfundimin e mandatit të disa gjykatësve porot dhe me ankesat dhe parashtresat e qytetarëve për punën e gjykatësve.