Sllovenia për herë të parë mund të bëhet me presidente

TË FUNDIT

Kandidatja Natas Pirc Musar mund të bëhet presidentja e parë e vendit.

Votimi nisi në Slloveni të dielën në mëngjes, me 1.7 milionë votues që do ta përcaktojnë presidentin e ardhshëm.

Sipas sondazheve, 54 vjeçarja është në epërsi dukshëm më të madhe ndaj kundërshtarit të saj, Anze Logar.

Asnjë nga shtatë pretendentët nuk arriti të mbledhë më shumë se 50% të votave në raundin e parë, që do të thotë Logar dhe Pirc Musar shkuan përpara në balotazh.

Fituesja e kësaj gare do ta pasojë ish-presidentin Borut Pahor./21Media