Është koha që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE, thanë dy kryeministrat, ai i Maqedonisë së Veriut dhe i Sllovenisë.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski uroi që në Bullgari të zgjidhet një qeveri e cila do të jetë e orientuar drejt rrugës së BE-së, pasi që i vetmi shtet që e frenon Maqedoninë e Veriut drejt BE-së është pikërisht Bullgaria. Kovaçevski nuk la pa përmendur kapërcimin e hendeqeve me shtetet tjera të Ballkanit në këto 5 vite.
“Maqedonia e Veriut ashtu si gjithmonë është në anën e vërtetë të historisë dhe sa u takon raporteve me fqinjët tanë ne jemi Qeveri e cila në 5 vitet e kaluara i mbylli të gjitha çështjet e hapura me shtet fqinje”, tha Dimitar Kovaçevski-kryeministër i RMV-së.
Kryeministri slloven Robert Golob tha se Sllovenia do të punoj fuqishëm jo vetëm me ndihmë teknike, por edhe me ndihmë politike që Maqedonia e Veriut dhe Ballkani Perëndimorë sa më parë të anëtarëson në BE sepse kjo është e vetmja mënyrë për stabilizim të Ballkanit Perëndimor.
“Ballkani Perëndimorë dhe Maqedonia e Veriut një nga anëtarët kandidatë më të avancuar për anëtarësim. Ballkani Perëndimorë është kyç dhe pikërisht tani duhet të sensibilizohen sepse ekziston mundësi të ketë dalje për të gjithë Evropën, d.m.th. politikisht duhet të stabilizohet. Mënyra e vetme për stabilizim të Ballkanit Perëndimor është afrimi drejt BE-së, nuk ekziston mënyrë tjetër. Ballkani Perëndimorë patjetër të bëhet pjesë e BE-së dhe kjo është mënyra e vetme për stabilizim”, theksoi Robert Golob-kryeministër i Sllovenisë.
Këto komente të dy kryeministrat i bënë gjatë vizitës së kryeministrit Kovaçevski në Slloveni.
Gjatë kësaj vizite u bë edhe nënshkrim i deklaratës së përbashkët për përforcimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë.
