Pas një debati të gjatë dhe disa tentimeve që Shvercera të marrin pjesë në deshjen e sotme mes Shkupit me Shkëndijën, ata u ndaluan në pikëpagesën Shkup-Tetovë dhe nuk u lejuan që të shkojnë në Tetovë. Pesë autobusë me tifozë u kthyen mbrapsht.
Në stadiumin e Tetovës janë parë afishe provokuese ndaj Shkupit dhe Shvercerave. “Slloga Jugomagnat, Shvercerat Çair” në shkronja cirilike është shkruar në një afishe. Në një tjetër afishe janë përdorur disa etiketime ndaj ish lojtarit të Shkëndijës, aktualisht lojtar i Shkupit, Marjan Randevski, të cilin tifozët po e brohorasin gjatë lojës.


