Diell dhe vapë, pasdite mundësi për shi dhe bubullima

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë orëve të pasdites, në disa zona priten kushte për reshje lokale shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 21°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 31 deri në 39°C.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Pasdite, në disa pjesë të luginës së Shkupit priten kushte për reshje të izoluara shiu të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë rreth 20°C, ndërsa maksimalja do të arrijë 38°C.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nga e hëna moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Veçanërisht nxehtë do të jetë sot dhe gjatë ditëve të fundjavës, kur temperaturat ditore kudo do të jenë mbi 31°C. Të martën pritet mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.