“S’kemi nevojë për lejen e askujt”, Erdogan thotë se anija turke do të niset drejt kërkimit të hidrokarbureve

TË FUNDIT

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se kërkimet dhe shpimet që bëhen në Mesdhe janë në juridiksionin e Turqisë dhe se për këtë nuk kanë nevojë për lejen e askujt.

Anija turke e shpimit “Abdulhamid Han” ka lundruar nga porti Tasucu në qytetin e Mersinit drejt pusit “Yorukler-1” në Detin Mesdhe, ku do të nisë kërkimet hidrokarbure në ditët në vijim.

Gjatë fjalës së tij me rastin e nisjes së anijes, Erdogan tha se anija e shpimit ‘Abdulhamid Han’ është një simbol i vizionit të ri të Türqisë në fushën e energjisë.

“Operacionet tona të kërkimit dhe shpimit në Mesdhe janë brenda juridiksionit tonë. Ne nuk kemi nevojë për lejen e askujt për këtë”, theksoi presidenti.

Anija është 238 metra e gjatë dhe 42 metra e gjerë, ndërsa peshon 68 mijë tonë.

Thellësia maksimale e shpimit të saj është 12.200 metra.