Ka tre javë që ka mbushur 11 vjet. Por, ditëlindjen nuk e gëzoi. E kaloi atë duke qarë, në gjendje traume.
Traumën, siç thotë e mitura ia ka shkaktuar përdhunimi permanent që i ka bërë djali i axhës 19 vjeçar.
E mitura: 11 vjet i kam…
TV 21: Kur ka ndodh rasti?
E mitura: Moti… prej klasës së katërt.
TV 21: Prej klasës së katërt ai njeriu të ka përcjell ty a?
E mitura: Prej klasës së katërt…
TV 21: E cila klasë je tash?
E mitura: E pesta… Me zor…
TV 21: E ma herët çka të ka thanë ai djali?
E mitura: Hajde, se ka me i kallxu…. Te shpija vet…
TV 21: T’ka çu te shpija vet?
E mitura: Te shpija vet… Mka çu te shpija vet.
TV 21: Edhe a o kanë dikush te shpija e vet
E mitura: E kanë ditë edhe çikat e hallës time…
E për të kryer aktin makabër, djali e ka kërcënuar vajzën e mitur me mesazhe.
Dhunuesi: Hajde
E mitura: jo
Dhunuesi: Hajde ma shpejt se kam me i kallxu nanës tane…
Për shkak se e mitura ishte shumë e shqetësuar, ndërhyri nëna e vet. Ajo thotë se përdhunimi ka ndodhur për një vit rrjesht, çdo të dytën javë.
Nëna e të miturës: Spo mundet ashtu mu liru. Si njeri i madh kur e tregon. Lirohu çika jem… qe një vit e dhunon…
TV 21: Qysh që një vit e dhunon? E kur ka ndodh të parën herë?
Nëna e të miturës: Në klasën e katërt.
E mitura: Në klasën e katërt…
TV 21: E ju a e keni ditur prej në fillim?
Nëna e të miturës: Jo, jo… Unë kam dyshuar në të (bijen), se u bë e egër. Nuk u merrke në dorë. U mundojsha me të mirë… Jam mundu babës vet, more biri mas këtij fëmiu, se kjo nuk është në rregull. A ta çoj në psikiatër, a ku?…
Rastin, siç thotë e ëma, e ka paraqitur në polici, më 3 shkurt 2020 në ora 11 paradite. Në polici janë endur për tre ditë.
Nëna e të miturës: “E kam marrë nga shkolla edhe e kam dërguar në polici. Në polici, kemi bërë analiza dhe jemi endur 2-3 ditë. Edhe e mshelën…
TV 21: Kanë e kanë mshelur?
Nëna e të miturës: Atë djalin… Masanej në polici s’e di sa ka ndejt, deri në 2. i pyesja unë, por askush nuk më përgjigjej.
Në polici nëna e saj ka vërejtur se diçka po ndodh, sepe kur e kanë marrë në pyetje të bijën, atë e kanë nxjerrë jashtë.
“Unë e hetova se ka diçka po, se mu më nxjerrën jashtë në tjetër dhomë… pa nanën… vajzën e kanë marrë në pyetje pa prezencën time… a është ashtu apo jo, unë nuk e di, se s’kam pasur punë me polici. Ashtu u deshka, ta bëjmë sy me sy… nani mos u tremb, thuaja në sy, se do tа mbyllim në burg sepse e meriton. Unë nuk e kam ditur se nuk guxon fëmijën me e lënë vetë… Dy maqedonase dhe një shqiptar… Nëse nuk e ndërron deklaratën, ta fusim babën në burg”, deklaroi nëna e të miturës.
Për këtë nëna e saj thotë se personi që e ka kryer aktin është ende në liri. Kontaktuam me të dyshuarin. Ai thotë se është i pafajshëm dhe prandaj policia e ka lënë të lirë. Megjithatë, nuk la pa kërcënuar ekipin e TV 21 për faktin se po interesohet për rastin.
19 vjeçari i akuzuar: “Dëgjom çka po të them, me e pas bë unë atë punë nuk shkoja në polici andej- këndej edhe më në fund të dal i pafajshëm. Ju lutem mosni…
TV21: Çka mos?
19 vjeçari i akuzuar: “Mos u mundoni najsen, se unë sërish vi në polici dhe dal i pafajshëm. Edhe pastaj bëhet ma keq”.
Të miturës nga policia i kanë rekomanduar të vizitojë psikiatrin, por është frikësuar të shkojë. Që vajza 11 vjeçare ka qenë e përdhunuar seksualisht, e kanë vërtetuar edhe nga Spitali gjinekologjik. Kjo storje nuk përfundon me kaq. Se çfarë ka ndodhur në stacionin policor, do ta mësoni në storjen e radhës.