Ministria brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj 11 të arrestuarve mbrëmë lidhur me keqpërdorimet e furnizimeve publike të mazutit të dëmshëm për shëndetin. Një person është akoma i pakapshëm nga organet e rendit, kurse një tjetër është në paraburgim për vepër tjetër. Sipas policisë me urdhër të Gjykatës penale dhe në koordinim me Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kanë kryer aksion në Shkup, Manastir dhe Kërçovë. MPB tha se 11 persona të privuar nga liria kanë kallëzime penale për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe pastrim parash dhe produkteve të tjera të veprës penale.
“Ministria e punëve të brendshme te Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur kallëzim penal për ‘Keqpërdorim të pozitës zyrtar dhe autorizimeve’ dhe ‘Pastrim të parave dhe produkteve të tjera nga veprimtaria kriminale’ ndaj 13 personave fizik dhe një personi juridik. Ministria e Punëve të Brendshme, pas udhëzimeve të prokurorit publik kompetent, do të vazhdojë të ndërmarrë aktivitete dhe veprime të mëtutjeshme policore për sigurimin e provave tjera lidhur me veprat tjera penale”, tha Goce Andreevski.
Në kuadër të aksionit, janë gjetur dhe sekuestruar dokumentacioni, pesë aparate celularë, rreth 1500 plumba të kalibrave të ndryshëm, dy pistoleta dhe tri vetura. TV21 siguroi edhe emrat e të dyshuarve.
Lista e të dyshuarve
“Vasko Kovaçevski (55) nga Manastiri,
Ratko Kapushevski (38) nga Shkupi,
Asmir Jahoski (40) nga fshati Plasnicë,
Ardijan Muça (44) nga Shkupi
Erxhan Sulkoski (43) nga Kërçova,
Danço Stojanovski (43) nga Velesi,
Ruzhdi Ramadani (48) nga Zhelina,
Bllagica Markoviq (51) nga Shkupi
Dushica Seizovska Jovanoviq (43) nga Kumanova,
Dobrilla Stefanovski (66) nga Shkupi
Marija Neshovska (60) nga Shkupi
Emil Pecakov (52) nga Shkupi.
Nikolla Stojanovski (61) nga Komuna e Mavrovës.”
Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski, për keqpërdorim të furnizimeve publike të mazutit dhe larje parash. Ai është i pakapshëm për organet e ndjekjes që nga muaji dhjetor për një vepër tjetër penale “Aditiv” që dyshohet për keqpërdorime tjera në Elektranat e Maqedonisë së veriut. Edhe ish-drejtori komercial i EMV, Ardian Muça, që dyshohej në rastin “Aditiv” tani po dyshohet edhe për “Mazutin”. Të dyshuar janë edhe Ratko Kapushevski, drejtori gjeneral i firmës RKM për tregti me energjisë dhe derivate të naftës si dhe Asmir Jahoski, pronar i kompanisë “Pucko Petrol”, i cili është djali i deputetit Ismail Jahoski, nga radhët e BDI-së.
“Pas marrjes në pyetje të të dyshuarve për keqpërdorimin e shitjes së derivateve me cilësi të ulët, nga Prokuroria thonë se do të vazhdojnë te Gjykatësi i procedurës paraprake, të cilët do të merren në pyetje dhe këta të fundit do të përcaktojnë se cilat do të jenë masat për të dyshuarit në fjalë.”
Nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit thonë se brenda 24 orëve nga arrestimi sipas praktikave gjyqësore, të dyshuarit duhet tu shqiptohet një nga masat para hetimore.
