Skandal në qeverinë franceze, ministrja akuzohet për përdhunim

TË FUNDIT

Një skandal ka përfshirë së fundmi qeverinë e presidentit francez Emmanuel Macron. Një ministre e re e sapoemëruar është nën hetim për përdhunim, raporton Daily mail.

Chrysoula Zacharopoulou, ministrja 46-vjeçare e Shtetit për Zhvillimin, është subjekt i dy kallëzimeve nga një grua që nuk mund të përmendet emri për arsye ligjore.

Akuzat për përdhunim kanë ardhur në kohën kur ministrja, Chrysoula Zacharopoulou punonte ende si gjinekologe, sipas revistës franceze Marianne.

Një ankesë u bë më 25 maj dhe hetimi u hap dy ditë më vonë, thanë prokurorët. Ankesa e dytë është bërë më 16 qershor.

Zonja Zacharopoulou, një ish-deputete e lindur në Greqi, iu bashkua qeverisë franceze më 20 maj – përpara rezultateve të zgjedhjeve të së dielës së kaluar, ku Macron humbi shumicën parlamentare.

Zacharopoulou, përtej Zhvillimit mbulon edhe Frankofoninë (vendet frëngjishtfolëse) dhe Partneritetet Ndërkombëtare.