Skandal me tortura dhe abuzime seksual! Putin shkarkon Kalashnikovin, kreun e burgjeve në Rusi

TË FUNDIT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin vendosi të shkarkojë nga detyra kreun e shërbimit të burgjeve në vend, pas daljes në rrjetet sociale të disa pamjeve ku shfaqeshin të dënuarit ndërsa torturoheshin dhe dhunoheshin seksualisht.

Shkarkimi i Alexandër Kalashnikov hyri në fuqi menjëherë pas publikimit të dekretit të Putin dhe vendin e tij e zuri Arkady Gosteve, një ish-zëvendësministër i Brendshëm.

Disa javë më parë, nga detyra u shkarkuan 5 zyrtarë të tjerë të burgjeve, ndaj të cilëve u hap dhe procedim penal, pas incidenteve në burgun e Saratov.

Lëvizja e autoriteteve erdhi menjëherë pasi një grup për të drejtat e njeriut, i quajtur Gulag nisi të publikojë online disa pamje të tmerrshme dhunë nga një burg 700 km në juglindje të Moskës.

MARKETING I PAGUAR POLITIK