Në vitin 2020 një spital privat ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë miratim për hemofliltim të pacientëve të infektuar me Covid, por dokumenti nuk është në arkivin e Ministrisë së Shëndetësisë, andaj nuk duhet nëse Ministria është përgjigjur pozitivisht ose jo, deklaroi sot ministri Bekim Sali në takim me gazetarë. Në kohën kur në krye të Ministrisë ishte Venko Filipçe, qëndrimi i këtij dikasteri ishte se nuk mbështesin metodën e këtillë për trajtim të pacientëve me Covid. Edhe drejtori i “MALMED-it”, në filmin dokumentar të IRL-së, tha qartë se Agjencia nuk ka dhënë leje për përdorim të aparatit për hemofiltrim të pacientëve të infektuar me virusin korona. Ministri thotë se institucioneve u duhet kohë për ta zbardhur rastin.
“Na duhet kohë për t’i shqyrtuar dosjet voluminoze të të gjithë 560 pacientëve me Covid, për të përcaktuar se çka më saktësisht ka ndodhur. I gjithë ky trajtim duhet të analizohet nga ekspertë, mjekë, që gjithë jetën e punojnë këtë. Do të analizojnë secilin rast veçmas”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.
Duke pasur parasysh akuzat e disa familjarëve të pacientëve të ndjerë, të cilët thonë se të afërmit e tyre kanë vdekur si pasojë e baktereve, ministri siguron se veglat janë përdorur vetëm për një pacient, prandaj edhe trajtimi ka qenë kaq i shtrenjtë. Në pyetjen e autores së dokumentarit “Gjaku i papastër”, Sashka Cvetkovska nga IRL, nëse ministri e di se “Filipi i Dytë” ka pasur dy softuerë, një brenda dhe një jashtë spitalit, gjë që praktikisht do të thotë se spitali ka poseduar dokumentacion të dyfishtë, ministri me përgjigje:
“Ne do të bazohemi në dokumentet që i marrim nga spitali, si kryerës i shërbimeve shëndetësore“, pohoi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë
Një komision i posaçëm i përbërë nga ekspertë të Kardiokirurgjisë, Klinikës Infektive, Kujdesit Intensiv dhe Nefrologjisë do t’i analizojë dosjet mjekësore të 560 pacientëve me kovid, të cilëve në “Zhan Mitrev” u është bërë hemofiltrim, pra pastrimi i gjakut. Në mënyrë shtesë do të hetohet edhe nëse ka pasur leje për studime eksperimentale pa dijeninë e pacientëve, si dhe keqpërdorim klasik të metodës së hemofiltrimit.
