‘S’jam kriminele!’ Kush është blogerja shqiptare në shënjestrën e mediave britanike?

TË FUNDIT

Një blogere shqiptare me rreth 250 mijë ndjekës në Tik Tok është vënë në qendër të një hetimi dhe ‘gjyqi publik’ nga mediat britanike që po e akuzojnë atë për bashkëpunim me bandat e trafikut të njerëzve në Britaninë e Madhe.

Hetimi i nisur nga tabloidi britanik The Sun ka zbuluar shitjen dhe përdorimin e pasaportave biometrike të falsifikuara nga grupe kriminale me qëllim kalimin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe.

2.6000 sterlina, thotë The Sun të dielën është çmimi i pasaportave biometrike evropiane që u shiten emigrantëve shqiptarë.

25-vjecarja shqiptare që njihet me emrin Ion Daci në rrjete sociale ka përgënjeshtruar artikullin e medias britanike që e akuzon atë se reklamon pasaporte false në Tik Tok. Ajo thotë se nuk është kriminele dhe punon si trajnere palestre dhe se thjesht e kanë ftuar të bëjë një reklamë në profilin e saj në rrjete sociale, të cilën ajo nuk e ka marrë seriozisht.
“Emigrantët e paligjshëm po përdorin pasaporta të teknologjisë së lartë për të hyrë në Angli.” Ekspertët biometrikë të pasaportave të punësuar nga grupet kriminale shqiptare në trafikun e qenieve njerëzore mund të vendosin në çipat e pasaportave të dhënat e personit që e blen dhe udhëton me të”, shkruan The Sun të dielën.

Sipas gazetarit Nick Parker, një shqiptar na ka ofruar një pasaportë së bashku me ID-në dhe licencën për shumën 2600 paund, shumë më e vogël se pagesa e kalimit të tragetit.

Në investigimin e The Sun të dielën theksohet se një vajzë e re shqiptare reklamon shitjen e këtyre pasaportave në Tik Tok dhe tregon përmes videove që poston jetën e saj të shtrenjtë në Angli.

“Ion Daci me 239,700 ndjekës në Tik Tok përdoret nga gangsterët shqiptarë për të reklamuar hapjen e llogarive bankare, blerjen e pasaportave false dhe ID-ve”, shkroi të dielën Sun duke e quajtur këtë mënyrë të hyrjes në Angli si “një hap përpara përpjekjeve të Kryeministri Rishi Sunak për ta parandaluar udhëtimet me gomone”.
Gazetarët dhe The Sun kanë hyrë në një bisedë përmes Whatsupit me një shqiptar që ka pranuar të presë “klientin” e ri, i cili duhet të paguajë paraprakisht një depozitë kur t’i merren shenjat e gishtave dhe të dhënat biometrike”.

Ndërkohë, Blogerja shqiptare Ion Daci ka shpërndarë në rrjetin social TikTok bisedën e zhvilluar me gazetaren britanike duke i treguar se këto artikuj i kanë shkaktuar probleme në marrdhënien e saj me partnerin, duke shtuar se është në pritje të një fëmije.

Daci thotë se nuk ka asnjë lidhje me personin që ka faqen që merret me pasaporta dhe karta bankare, por thjesht donte ta ndihmonte për të fituar ndjekës.

“Thjesht shpërndava faqen, thotë ajo, “Më kërkoi ta ripostoja. Çfarë do të thuash pse e shpërndava faqen e tij? Ma kërkoi! A ke llogari në Tik Tok? Nëse do isha gabim, pse s’ma thotë policia?”.

The Sun të dielën, thotë se të dhënat e këtij hetimi i kanë kaluar Home Office, e cila ka premtuar se do të hetojë rastin e zbuluar nga gazetarët e kësaj gazete.