Latita Kolin nga Belgjika tregon deri ku ka mbërritur uji, shkaku i reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, ndërsa kjo është ajo që ka mbetur pas tërheqjes së ujit….
“Rreth orës 4 të mëngjesit uji filloi të vijë prej andej. I thashë partnerit tim, mund ta nxjerrim veturën dhe shpejt të çojmë disa gjëra atje lart. Por, duhej të largoheshim shpejt sepse uji filloi të depërtojë brenda shtëpisë. Derisa ishim duke u larguar, niveli i ujit ishte aq sa jam unë e gjatë”, tha Latita Kolin nga Belgjika.
Numri i viktimave në Belgjikë në rritje. Është shkaktuar dëmi i madh material. Uji ka shkatërruar rrugë, shtëpi, vetura…
Për fat të mirë e kam motrën time. Por, thamë se shtëpia mund të shembet, prandaj ikëm.
Në Gjermani situata është ende më e keqe. Dramatike mbetet edhe sot.
E gjithë pjesa perëndimore e Gjermanisë ishte goditur nga reshjet e fuqishme që shkaktuan vërshime. Sipas informacioneve të fundit, numri i viktimave është mbi 100. Situata më kritike është në rajonin Rajna Perëndimore-Vestfalija dhe shtetin federal Pfalc. Rreth 1.300 persona janë të zhdukur në zonën Ahrvejler, në jug të Kelnit, kumtuan autoritetet lokale në Facebook.
“Shtëpinë që ishte atje nuk e shoh më. Nuk ka asgjë më atje. Dy shtëpi u zhdukën. Jo, sinqerisht. Para se të mund të shohim çka po ndodh, gjithçka u zhvillua shumë shpejt”, theksoi Renate Holcen.
“Ai është një përrua i vogël. Zakonisht vjen nga 50 deri në 60 cm. Bëhet fjalë për një përrua që nuk paraqet rrezik. Me të vërtetë asgjë. Prandaj njerëzit u befasuan. Kjo është katër apo pesëfish më shumë nga gjendja momentale. Nata e kaluar ishte çmenduri e vërtetë”, shtoi Karl Hajnc Rim.
Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Zehofer për “Shpigel” deklaroi se Qeveria federale dëshiron të sigurojë mbështetje financiare për zonat e prekura sa më shpejt që është e mundur, duke shtuar se mbi këtë temë do të debatojnë të mërkurën në Qeveri. Për banorët e këtyre zonave situata mbetet dramatike. Ballafaqohen me rrezik nga vërshimi i dy digave, ndërsa ende nuk kanë as energji elektrike./TV21
