Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ndodhet në një vizitë dyditore në vendin tonë. Në një intervistë ekskluzive për TV21, ai tha se tensionimet e fundit në veri të Kosovës janë të orkestruara direkt nga Beogradi e vet Vuçiçi dhe jo spontane. Por, Konjufca shtoi se ajo që i bën më shumë përshtypje është reagimi i bashkësisë evropiane që nuk adreson saktë përgjegjësin dhe duket sikur duan të amnistojnë Vuçiçin.
Deri tani nuk kemi parë një gjuhë dhe ndërhyrje të qartë të Bashkimit Evropian për me ndëshku këto veprime të paligjshme dhe antikushtetuese të Serbisë brenda Republikës së Kosovës. Nuk kam parënjë reagim të fuqishëm të bashkësisë evropian. Nuk ka një dënim të saktë dhe ndërlidhje të veprimeve që po ndodhin në veri të Kosovës, sikur po mundohen ta aministojnë Vuçiçin. Asgjë nuk është spontane, që na vjen prej Serbisë. Është e orekstruar prej Beogradit e gjithë kjo që po ndodh.
