Situata me Covid-19 në Gostivar serioze, 255 raste aktive në këtë rajon

TË FUNDIT

Në tre komunat e rajonit të Gostivarit, situata me Covid-19 vazhdon të mbetet serioze, por gëzon fakti që numri i të sëmurëve aktivë në javën e fundit shënon rënie. Ky është konstatimi nga mbledhja e sotme e Shtabit ndërkomunal emergjent të Gostivarit, njofton shefi i akbinetit të komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Siç njoftoi Limani, numri i të infektuarve aktivë është 255 prej të cilëve 224 në komunë të Gostivarit, 29 Vrapçisht dhe 2 në Mavrovë-Rostushë. Në trajtim spitalor janë 23, ndërsa në kurim shtëpiak janë 232 persona.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më sot në rajonin e Gostivarit është 673 prej 2.298 personave të testuar.

Nga kjo mbledhje u bë apel deri te qytetarët dhe institucionet që në përputhje me situatën të kenë qasje më serioze dhe strikt tu përmbahen rekomandimeve për mbajtje të maskave mbrojtëse, ruajtjen e distancës sociale dhe mirëmbajtjen e higjienës personale dhe kolektive.