Për të ulur kohën e pritjes për ndërhyrje kirurgjikale për pacientët dhe për të qenë procedura më transparentë, Ministria e Shëndetësisë promovoi një modul të ri për evidencë elektronike të ndërhyrjeve kirurgjikale jo urgjente në institucionet publike. Aty do të jetë e disponueshme një listë e ndërhyrjeve kirurgjike të planifikuara në sistemin shëndetësor, me kategorizim të qartë të ndërhyrjeve. Me këtë rast sipas ministrit Azir Aliut, më nuk ka hapësirë për keqpërdorime të termineve.
“Me këtë për herë të parë në shtet vendosim rend dhe protokoll të qartë, në mënyrë të transparencës, për të mbajtur evidencën elektronike të ndërhyrjeve të planifikuara në sistemin shëndetësor. Qëllimi është që çdo pacient e merr shërbimin sipas parimit “i pari që vjen, i pari do të shërbehet nga sistemi jonë shëndetësor”, theksoi Azir Aliu – ministër i Shëndetësisë.
Deri më tani, të dhënat e ndërhyrjeve kirurgjikale zgjedhore mbaheshin në sistemin “Termi Im” duke lëshuar një referim për ndërhyrje kirurgjike. Megjithatë, sipas ministrit, janë identifikuar mangësi serioze në sistem.
“Rezultatet e analizave të bëra për vitin 2025, tregojnë qartë një dallim të konsiderueshëm ndërmjet numrit të udhëzime të realizuara, i cili është 58.648, të dhëna të cilat janë marrë nga sistemi “Termini im” dhe numri i operacioneve të realizuara, i cili është 93.510 – të dhëna të cilat janë marrë nga vetë institucionet me kërkesën tonë. Kjo tregon mosrespektimin e detyrimeve ligjore që e kanë institucionet, për lëshimin e udhëzimit specifik për operacion”, u shpreh Azir Aliu – ministër i Shëndetësisë.
Lista e pritjes do të përditësohet çdo 24 orë, gjë që, sipas Aliut, do të ndihmojë në sigurimin që ata pacientë që vendosin të operohen privatisht, në një klinikë tjetër, të hiqen automatikisht nga lista e pritjes në institucionet publike të kujdesit shëndetësor.
