Sindikata e pavarur e policisë ankohet se një pjesë të nëpunëseve policorë nuk u i është paguar sigurimi shëndetësor. Problem tjetër nga Sindikata thonë se edhe fëmijët e policëve kanë mbetur pa sigurim për shkak se të njëjtit sigurohen nga prindërit e tyre policë.
Kryetari i Sindikatës së pavarur të policisë, Goce Dellçev-Todev i revoltuar kërkon që me urgjencë të zgjidhet kjo çështje.
“Themi se avion të NATO-s fluturojnë mbi qiellin tonë, do të na mbrojnë, do të na sigurojnë, ndërsa ne nuk kemi të paguar sigurim shëndetësor dhe askush nuk përgjigjet. Kjo ngjarje i ka tejkaluar të gjitha kufijtë, jashtë botës jemi. Për çfarë Evropë, çfarë Bashkimi Evropian po flasim”.- deklaroi Goce Dellçev Todev, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë.
Megjithatë nga MPB thonë se këto janë dezinformata. Thonë se ka pasur problem vetëm me një të punësuar në polici.
“Në lidhje me konferencën për media të njërës prej sindikatave të MPB-së e informojmë opinionin se të gjithë të punësuarve në MPB u janë paguan kontributet në afatet e përcaktuara ligjore, por është krijuar problem gjatë paraqitjes së personit të cilit i janë paguar kontributet e sigurim social në mënyrë retroaktive dhe i cili është rikthyer në punë me vendim gjykate pasi i është ndërprerë më herët marrëdhënia e punës. Ministria e Brendshme ka marrë menjëherë masat për zgjidhjen e problemit dhe në koordinim me Fondin shëndetësor dhe Drejtorisë për të ardhura publiket problem do të tejkalohet në afat sa më të shkurt.”- thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga Sindikata kërkojnë që menjëherë të zgjidhet kjo çështje, ndërsa shtojnë se kjo gjë nuk po ndodhë tani për herë të parë. Sipas Sindikatës bëhet fjalë për 12 mijë policë të cilëve nuk iu është paguar sigurimi shëndetësor.
