Presidentja Gordana Siljanovska Davkova zbuloi disa ide për zhbllokimin e procesit të integrimit europian. Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, ajo përsëriti se propozimi për ndryshime kushtetuese me parapaveprim u refuzua dhe shtoi se pret që BE-ja të gjejë një zgjidhje kreative. Një nga idetë e Siljanovskës përqendrohet te Parlamenti Europian.
“Parlamenti europian mund të sjellë një akt – për gjendjen mes nesh dhe Bullgarisë”, tha Gordana Siljanovska Davkova.
Nëse kjo nuk do të ndodhë, presidentja zgjidhjen kreative e sheh përmes Këshillit të BE-së.
“Edhe Këshilli po ashtu mund të japë instruksione”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova.
Opsioni i tretë është me protokoll të ri të Marrëveshjes me Bullgarinë, të garantohet se puna e historianëve nga Komisioni nuk do të jetë kusht për integrim.
“Për këto bisedimet tona t’u thuhet se, ku e di, nënshkruam dy protokolle, ja, mundet edhe një – se nuk do të përdoret, se nuk do të mund të jenë bazë për veto. Por se do të negociohet”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova.
Në Samitin e NATO-s në Hagë, në fund të qershorit, presidentja pritet të takohet me homologun e saj bullgar Rumen Radev ose kryeministrin Rosen Zhelazkov. Ky takim do të zhvillohet para syve të udhëheqësve të BE-së, Ursula von der Leyen, Antonio Costa dhe Kaia Kallas. Përveç kësaj, do të ftohen edhe përfaqësues të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga pala bullgare ndaj kësaj iniciative të Koshta dhe Siljanovska.
