Kandidati për president, i përkrahur nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska Davkova, gjatë ditës së sotme ishte në Kavadar ku zhvilloi takime me qytetarët. Ajo porositi se në rrethin e parë i ka inspiruar njerëzit që të dalin dhe të votojnë në rrethin e dytë. Njëkohësisht, ajo deklaroi se ndaj qytetarëve është ushtruar presion, por se ata do të jenë të guximshëm për të dalë në rrethin e dytë dhe t’i zgjidhin të gjitha dilemat. Siljanovska tha se ka premtuar që nga dita e parë e mandatit të saj si president ajo do të jetë në anën e qytetarëve dhe se nuk do të harrojë se çka ka arritur me përkrahjen e tyre.
Ata të cilët menduan se nuk ia vlen të dalin në këto zgjedhje, është inkurajuese, i shikoni debatet dhe nuk do të doja t’i komentoja. Rezultati është i qartë, mendoj se jemi në rrugën e vërtetë dhe se më 5 maj do të kemi arsye që të festojmë, jo se për herë të parë në zgjedhje presidenciale në Maqedoni do të fitojë një femër, por se unë besoj se duhet të vlerësohet dituria, mendja, përgjegjshmëria, afërsia me qytetarët, modestia nëse doni, dhe se ky është kombinacioni demokratik i cili fiton, theksoi Gordana Siljanovska Davkova, kandidat për president
