Dhe, sikur kjo shportë mbeturinash (nga shumë sish) në Kodër të Diellit në Prishtinë të kishte gojë me folë, atëherë do të habiteshim me “rrëfimin” e saj… Se si, gra të pispillosura, e burra me kravatë, e fëmijë shkollarë e ngarkojnë këtë të shkretë edhe me mbeturina që i takojnë kontejnerit (krejt afër saj!) e jo kësaj të gjore. Ajo është për mbeturina xhepi e jo për bërllog shtëpie! A e dijnë njerëzit këtë gjë? Sigurisht se po por përtojnë ose ta themi edhe me trup: U mungon diçka që ka emrin EDUKATË!
Një i menqur, në shekullin e kaluar ka thënë: “Për mbarëvajtjen e shtetit merita kanë mësuesi dhe nëna “…
Ia ka qëlluar I respektuari dijetar? Sigurisht se po.
E, po ne ku jemi vallë?! (21 Media)
