Sihariq, nisi ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, ekskavatorët punojnë, banorët e Bllacës kundërshtojnë çmimin

Must Read

Dy punëtorë të Inspektoratit të Arsimit pozitiv me Kovid-19

Dy punëtorë të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, mëson TV21 nga burime të...

Mickoski pranon se ishte brenda në lokal: S’isha i njoftuar mirë me protokollin

Është qartësuar dilema se cili lider i partisë politike ka qenë në lokalin në të cilin për...

Tramp: Kisha nderin që pushova nga detyra Matisin

Presidenti amerikan Donald Tramp, sot deklaroi se ai ishte i nderuar që...

Ekskavatorët po punojnë…

Policia po kujdeset edhe për sigurinë e tyre…

Fatbardha Curri, gazetare:
“Premtimeve prej më shumë se një dekade për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë duket se u ka ardhur fundi, për faktin se punimet për ndërtimin e kësaj autostrade në terren kanë filluar”

Punimet filluan pasi u shpronësuan tre parcela të bllacalinjve. 65 pronarë të tjerë të tokave edhe më tej e kundërshtojnë çmimin që ua ka caktuar shteti. Disa prej tyre kanë ngritur procedurë ankimimi në gjykatë.

“Nga 68 pronar që ishin këtu, vetëm tre e kanë nënshkruar dhe për ata tre nuk i kemi informacionet se kush janë sepse është punë e tyre a e nënshkruajnë apo jo. 65 pronarët e tjerë të gjithë e kemi ankimuar dhe e kemi dërguar lëndën në gjyq. Procesverbali ka rënë poshtë dhe shteti na detyron të bëjmë harxhime plus vetëm se nuk pajtohemi me çmimin”, tha Fati Bardhi, kryetar i Këshillit Organizativ.

Por jo të gjithë pronarët kanë realizuar ankimimin. Për shkak të izolimit nga pandemia e virusit korona, ankesë nuk ka mund të parashtrojë edhe Zelqif Bardhi dhe pronarët e tokave që jetojnë në Han të Elezit. Kjo për shkak të mbylljes së kufijve.

“Pjesa tjetër që janë kosovarë ata s’kanë mundur të dalin, kurse shteti në këtë rast e ka shfrytëzuar këtë kohë”, tha Zelqif Bardhi, pronar i tokës.

Për të shprehur pakënaqësinë për çmimin, paralajmërojnë edhe protestë megjithëse thonë se punimet nuk do t’i ndërprenë.

“Ne do të bëjmë një protestë, por për arsye se është kohë pandemie dhe nuk dëshirojmë t’i shkelim ligjet e shtetit, t’i respektojmë ato dhe për këtë arsye unë vetëm erdha që të tregoj në emër të të gjithëve se ne jemi kundër”, tha Fati Bardhi, kryetar i Këshillit Organizativ.

Edhe autoritetet në disa raste kanë deklaruar se pavarësisht ankimimeve, punimet për ndërtim do të vazhdojnë, ndërkaq kanë sqaruar se çmimi i ulët për shpronësim është për shkak se Bllaca paraqet vend malor, me drunj kryesisht të vegjël dhe tokë bujqësore.

Nisjen e punimeve e njoftoi koordinatori i projektit, Bujar Osmani dhe janë pjesë e fazës së parë të ndërtimit të autostradës Shkup – Bllacë. Faza e parë është në gjatësi prej 2.5 kilometra dhe duhet të përfundojë për 18 muaj.

Nga ana tjetër, qarkullimi i automjeteve vazhdon pa ndërprerje, në rrugën e vjetër e cila gjithashtu për zgjerohet.

- Advertisement -

Latest News

Mickoski pranon se ishte brenda në lokal: S’isha i njoftuar mirë me protokollin

Është qartësuar dilema se cili lider i partisë politike ka qenë në lokalin në të cilin për më shumë se dy orë...

Tramp: Kisha nderin që pushova nga detyra Matisin

Presidenti amerikan Donald Tramp, sot deklaroi se ai ishte i nderuar që në vitin 2018 e pushoi...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë...

Inspektorët pengohen të inspektojnë në një lokal, brenda ka qëndruar një lider partie

Inspektorati  shtetëror  i tregut gjatë kësaj mbrëmje është penguar të futet në një kafene për të inspektuar, ndërsa më pas është...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -