Si ulet kolesteroli(yndyra në gjak)

TË FUNDIT

Kolesteroli është një yndyrë e pranishme në trupin e njeriut.Kur përqindja e kolesterolit në gjak ngrihet, formohen disa grimca yndyre, që ngjiten në faqet e artereve. Këto grimca formojnë një shtresë yndyre, që vjen nga dita në ditë duke u zmadhuar e që sjell si rrjedhojë probleme të ndryshme në organizmin e njeriut.Andaj mjekësia gjithëmonë këshillonë se kolesteroli të mos jetë në masë të madhe i pranishëm në organizmin tuaj,pasi që pasojat mund të jenë të rënda.

Ja disa këshilla që ndihmojn në uljen e kolesterolit

Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.

Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale.

Kujdes me alkoolin, mundohuni të mos konsumoni shumë yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat.

Favorizoni më tepër konsumin e peshkut sesa të mishit.

Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.

Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.