Si ‘shpërtheu’ popullsia e Indisë dhe kaloi Kinën?

TË FUNDIT

Organizata e Kombeve të bashkuara ka publikuar së fundmi një raport e cila tregon se India ka zënë vendin e Kinës për numrin më të lartë të popullsisë, duke shënuar një ndryshim epokal në demografinë globale.

Dekada të politikave kufizuese që ndalojnë familjet që të kenë më shumë se një fëmijë, ngadalësuan në mënyrë dramatike shkallën e lindjeve në Kinë, duke i hapur kështu Indisë rrugën për t’u bërë vendi më i populluar në botë.

Por, sipas një analize të CNN, India mund të ketë kaluar Kinën në popullsinë totale, por të dhënat e OKB-së tregojnë gjithashtu se ritmi i saj i rritjes është ngadalësuar. Midis 1971 dhe 1981, popullsia e Indisë po rritej mesatarisht 2.2% çdo vit.

Nga 2001 deri në 2011, kjo ishte ngadalësuar në 1.5% dhe është edhe më e ulët tani. Sipas parashikimeve të OKB-së, popullsia e Indisë pritet të arrijë kulmin në rreth 1.7 miliardë në 2064.

Megjithëse mbetet një nga vendet më të varfra në botë për frymë, India po ngjitet lart në tabelat e ligës ekonomike globale. Ekonomia e saj prej afro 3.5 trilion dollarësh është tani e pesta më e madhe në botë dhe ndër vendet me rritje më të shpejtë.

Në vitin 2023, Banka Botërore pret që India të tejkalojë të gjitha ekonomitë e tjera kryesore me rritje prej 6.6% – krahasuar me 4.3% për Kinën dhe vetëm 0.5% për Shtetet e Bashkuara, ndërsa në disa parashikime pritet të zërë vendin e tretë brenda 10 vitet e ardhshme dhe të bëhet vetëm vendi i tretë me një GDP prej 10 trilion dollarësh deri në vitin 2035.