Si mbijetojnë qytetarët? Janari – muaji më i gjatë, me fatura “më të gjata”

TË FUNDIT

Muaji më i gjatë i vitit, janari përfundoi, por si e “mbijetuan” qytetarët? 259 denarë është një kilogram kastravecë, 259 denarë kilogrami specave, 249 denarë sallata jeshile, një kilogram domate 120 denarë, ananasi 120 denarë, në kohë pandemie kur rekomandohet që të konsumohen sa më shumë vitamina.

ÇMIMET E NJË PJESE TË PRODUKTEVE:


Një kilogram tranguj – 259 denarë


Një kilogram speca – 259 denarë


Një kilogram domate – 120 denarë


Një kilogram sallatë jeshile (marule) – 249 denarë


Një kilogram ananas – 120 denarë


Një kilogram speca babura – 279 denarë


Një kilogram lakër – 50 denarë.

Nëse kësaj i shtohen edhe 10% fatura më të larta të rrymës, derivate më të shtrenjta, parashtrohet pyetja nëse ato 18,000 denarë për të cilët luten punëtorët “do u kryejnë punë”. Qytetarët që i anketuam thonë se kjo është relative, varësisht të ardhurave, disave u mjafton pensioni dhe paga për të kaluar muajin, e disave jo.

“Gjithçka u shtrenjtua, i rritën pak pensionet. –Sa ua rritën pensionin? 2,9%. A arrini që me këtë rritje  ta mbuloni shtrenjtimin e produkteve? -Mund të paguaj vetëm një pjesë të rrymës.“

“Ka një dallim të vogël, por në përgjithësi jemi  mirë“

“Po, gjithçka u shtrenjtua. A ju mjafton rroga deri në të parin e muajit? -Kjo është relative, varët nga lartësia e rrogës. Juve a ju mjafton? -Unë dhe shoqja ime marrim rroga të mira, kështu që na mjaftojnë.” 

“10.800 pension. Kompanitë dështuan, mbetëm në rrugë, çfarë të më mjafton? A e morët faturën e re për energji elektrike? -Po, mbi 3000.”

“A ka çmime më të larta të produkteve?  -Po, shumë. A ju mjafton pensioni? -Jo, jo, sigurisht se jo.

Kishte edhe të tillë që mendojnë se qytetarët duhet ta ndihmojnë shtetin.

“Unë e mora. 10%, shtrenjtimi nuk është shumë i lartë.  -Mua më mjafton, bëj kujdes se çfarë do të blej, unë nuk dua shumë të ankohem. Megjithatë, duhet të ndihmojmë edhe ne në këtë kohë të vështirë, në kohë krize dhe pandemie, për shkak të shtrenjtimit  të derivateve, gazit dhe naftës. Kujt t’i ndihmojmë? -Shtetit.”

“Në atë kuptim duhet t’i ndihmojmë shtetit. Rroga minimale të rritet, të mos ketë bllokada në Kuvend, të vijojë puna dhe ekonomia -Atyre me pensione  më të  ulëta t’u jepet më shumë se atyre me pensione të larta.”

Shtrenjtimi i “çoi në këmbë” edhe sindikatat në luftën për ekzistencë.

“Ja ku  jemi , sy me sy para atyre që e konsiderojnë punëtorin skllevër.  Përveç asaj nuk i japin  as bukë.  Po, po, as bukë të hajë, këtë e tregon shporta minimale e konsumatorëve e cila për  momentin  është 35 mijë denarë. Ne sa marrim? 15 mijë denarë? A mjaftojnë edhe dy rroga?“. tha Darko Dimovski, kryetar i LSM-së

Kryetari  Dimovski njofton se kanë marrë ftesë nga Qeveria që nesër përsëri të shkojnë në takim për të biseduar për rrogën minimale.