Si do të jenë çmimet sivjet në Shqipëri dhe Ulqin?

TË FUNDIT

Sot në emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21 me drejtoreshën Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Matilda Naçon si dhe me drejtorin e Organizatës Turistike në Ulqin, Fatmir Gjekën u diskutua për sezonën e sivjetme verore.

Matilda Naço tha që shpreson të ketë sezone turistike në Shqipëri dhe që deri më 01 qershor gjendja të ndryshojë pozitivisht, por që u shpreh se nuk kanë diçka zyrtarisht të shpallur.

Ndërsa, Fatmir Gjeka deklaroi se Ulqini është gati që qysh nesër t’i pret mysafirët e parë, por që shtoi se nuk varet vetëm nga ata, por edhe nga gjendja e vendeve të regjionit, shkruan rtv21.tv.

Sa i përket çmimeve gjatë sezonës turistike në Shqipëri, drejtoresha e Shoqatës Shqiptare të Turizmit u shpreh që nuk do të ketë rritje të çmimeve, ndërsa theksoi që ulja e çmimeve ecë me tregun.

Ndërkaq, drejtori i Organizatës Turistike në Ulqin deklaroi se Ulqini nuk ka konkurrencë sa i përket asaj që ofron, duke përfshirë edhe çmimet. Sipas Gjekës, çmimet në Ulqin janë mjaft të ulta. Ai shtoi se me siguri në Ulqin do të ketë ulje të çmimeve./21Media