Si deri te gjyqësori i pavarur? Kambovski: Çelësi është te njerëzit që zgjidhen dhe kryejnë funksione

TË FUNDIT

Në prag të miratimit të Propozim ligjit për Këshillin Gjyqësor, akademiku Vllado Kambovski theksoi se përforcimi i gjyqësorit fillon me krijimin e kornizës ligjore, por çelësi qëndron tek integriteti dhe cilësia e personave që kryejnë funksionet gjyqësore. Në debatin shkencor-profesional të organizuar nga ASHAM dhe Shoqata për të drejtën penale dhe kriminologji, Kambovski theksoi patjetërsueshmërinë e ndryshimeve kushtetuese dhe përkushtimin në transparencën, përgjegjësinë dhe pavarësinë e Këshillit Gjyqësor si bazë për ndërtimin e besimit te qytetarët.

“A do t’i tejkalojë gjithë ato sfida me të cilat u përball Këshilli gjyqësor vitin e kaluar propozim teksti i tillë! Është ligj kyç për shkak se e rregullon deri në detaje, është rregulluar procedura për zgjedhjen dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit gjyqësor, zgjedhjen dhe shkarkimin e gjykatësve, përgjegjësia e tyre disiplinore, ndjekja e punës së tyre”, tha Aleksandra Gruevska-Drakullevski, kryetare e Shoqatës për të drejtën penale dhe kriminologji në Maqedoni.

“Integriteti i gjykatësve dhe anëtarëve të Këshillit Gjyqësor mendoj se këtu vetë ligji nuk mund të ndihmojë, mund të vendos vetë disa korniza të caktuara. Por me shumë gjasa me të gjitha përvojat që i patëm në këtë periudhë do të ndikojë se si do të shikohet roli i gjyqësorit në shoqëri në përgjithësi, se është pushteti i tretë, i pavarur dhe çfarë kërkohet nga njerëzit që punojnë në gjyqësor. Çfarë cilësi, integritet dhe të tjera duhet të kërkohet mes njerëzve që ne i zgjedhim për të kryer një funksion të tillë të rëndësishëm, për shkak se në fund të fundit atë që e quajmë drejtësi dhe kërkesë për drejtësi që në fund është në duart e prokurorëve publik dhe gjykatësve”, pohoi Vllado Kambovski, Akademik.