Shumica e shqiptarëve nuk e ndjejnë Maqedoninë si shtetin e tyre, prandaj kërkojmë “Shtet për të gjithë” tregon Zejdi

TË FUNDIT

Bartësi i listës për deputetë në njësinë zgjedhore 1, i koalicionit “Tash është koha” mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Skender Rexehpi Zejd, duke folur në Debat Zgjedhor në TV21 për programin e koalicionit, tha se slogani “Shtet për të gjithë” është tregues se shumica e shqiptarëve në Maqedoninë e Vetiut shtetin nuk e ndjejnë si shtetin e tyre, e kjo për arsye të diskriminimit institucional që bëhet, tha Zejdi.

“Shqiptarët nuk janë të përfaqësuar në të gjitha institucionet shtetërore, pavarësisht që kemi pasur Marrëveshjen kornizë  të Ohrit që është dashur të përmbyllet në 2004-tën por nuk është përmbyllur ende deri sot” tha kandidati Skender Rexhepi./TV21

#ShtetPërTëGjithë sepse shqiptarët këtë shtet nuk e ndjejnë si të vetin për shkak të diskriminimit, thotë #SkenderRexhepiZejd, bartës i koalicionit #TashËshtëKoha #ASHAA në #NjZ1. Premton #nënshtetësi për ata që nuk kanë

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 2. Juli 2020