Hong-Kongu së shpejti ndoshta do të duhet të hedhë miliona doza të vaksinave kundër virusit korona sepse po afrohet data e skadencës, ndërsa shumë pak njerëz janë paraqitur për vaksinim, paralajmërojnë personat zyrtarë.
Hong-Kongu është një ndër vendet në botë që arriti të furnizojë më shumë doza të vaksinave sa nevojitet që ta vaksinojë të gjithë popullsinë prej 7,5 milionë njerëz. Por, rritja e mosbesimit ndaj Qeverisë, e cila lufton kundër mospajtimeve me politikat e saj, në kombinim me dezinformatat përmes internetit dhe gjendjes së mirë të tashme epidemiologjike në qytet, i cili relativisht është pa viruse, i bën njerëzit të dyshojnë nëse ta marrin vaksinën dhe për ta ndaluar programin për vaksinim.
Një anëtar i grupit punues të Qeverisë për vaksinim sot paralajmëroi se qytetarëve nga Hong-Kongu “u kanë mbetur vetëm edhe tre muaj” para skadimit të afatit për dërgesën e parë të vaksinave Fajzer.
“Vaksinat kanë afat të kohëzgjatjes”, deklaroi Tomas Cangu, ish kontrollor i Qendrës Shëndetësore, për radion RTHK.
“Ata nuk mund të përdorin pas skadimit të afatit, ndërsa qendrat për vaksinim të Bionteh, sipas planeve të deritanishme, do të pushojnë së funksionuari pas shtatorit.
“E mbarë bota po përpiqet të marrë vaksina dhe thjesht nuk është në rregull të mund të blejmë përmes natës dhe vetëm t’i ruajmë. Atë që e kemi është ndoshta gjithçka që kemi deri në fund të vitit”, shtoi ai.
Hong-Kongu bleu 7,5 milionë doza të Fajzer/Bionteh dhe Sinovakun kinez.
Sinovaku fillimisht duhet të miratohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, por shpejt u miratua nga rregullatorët për shëndetësi të qytetit.
Deri tani vetëm 19 për qind e popullsisë ka marrë dozë të vetme nga cilado vaksinë, derisa 14 për qind kanë marrë dy doza.
Hezitim ka edhe te punonjësit shëndetësorë. Në fillim të këtij muaji, spitali i qytetit “Avtoriti” ka zbuluar se vetëm një e treta e punonjësve të tyre e kanë shfrytëzuar mundësinë të vaksinohen.
Deri më tani janë dërguar 3.263.000 doza të vaksinave të Fajzer/Bionteh në Hong-Kong, por vetëm 1.231.600 janë aplikuar.
