Shumë drejtori të AAA kalojnë në duart e ASH-së. A do të qëndrojë ende në Qeveri partia e Gashit?!

TË FUNDIT

Dalëngadalë po bëhen të ditura resorët të cilat do t’i marrë ASh me hyrjen e saj në Qeveri. Dy poste ministrore, një zv/kryeministër, dy pozita të zëvendësministrave, dy sekretariate, rreth 10 drejtori e disa zëvendësdrejtori do t’i takojnë partisë së Taravarit. Këto janë vetëm disa nga pozitat, ndërkaq ka edhe disa drejtori në kuadër të qyteteve, mëson TV21 nga burime brenda partive.

Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Drejtësisë
Një Zv/kryeministër
MEPSO
Inspektoratin e Arsimit
Postën e Maqedonisë
Fondin pensional dhe invalidor
Drejtorinë për Menaxhim me pronën e konfiskuar
Hekurudhat
Disa drejtori rajonale dhe në kuadër të qyteteve
Ndihmësdrejtorë në kuadër të sektorëve në Dogana dhe në DAP
Zv/ministër në Bujqësi dhe Mbrojtje
Dy sekretarë shtetëror si dhe përfaqësim në polici

Pjesa dërmuese e këtyre posteve deri tani i kanë takuar Alternativës, e cila një vit më parë hyri në qeveri, ndërkaq tani, kalojnë në duart e ASH-së. Kjo ka bërë që partia e Gashit të indinjohet dhe po shqyrton mundësinë për largim nga pushteti. Deri në këto momente nuk ka ndonjë vendim, thotë sekretari i kësaj partie dhe njëherit ministër i Shëndetësisë, Bekim Sali.

“Nuk kemi ndonjë ofertë konkrete nga partnerët qeveritar dhe deri më tani nuk kemi pasur asnjë komunikim me përfaqësues të ASH-së në lidhje me interesin e tyre për tu bërë pjesë e shumicës parlamentare kështu që mbetet në të ardhmen të kemi komunikim dhe të shohim se cilat do të jenë pozicionet e tyre dhe tonat në qeverinë e ardhshme, nëse eventualisht vendosim për të qenë edhe më tutje për arsye se nuk kemi asgjë konkrete në tavolinë nuk mund të komentojë”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

LSDM dhe AAA po diskutojnë qëndrimin ose largimin eventuale të partisë së Gashit nga shumica. Dje kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se do të mundohet t’i bind ata për të qëndruar në koalicionin qeverisës.

“Alternativa është një partner i rëndësishëm në Qeveri dhe kam një mendim të jashtëzakonshëm për të gjithë partnerët tanë të koalicionit. Gjatë ditës së sotme dhe nesër do të ketë bisedime me Alternativën, me z. Gashi dhe kolegët e tij. Shpresoj se do të arrihet një rezultat pozitiv nga ato bisedime në mënyrë që të gjithë të mund të vazhdojmë të ndërtojmë një koalicion që do të angazhohet për një Maqedoni europiane dhe që do të sigurojë hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Përndryshe nga Aleanca për Shqiptarët thonë se gjate ditës së sotme pritet të finalizohet marrëveshja dhe më pas e njëjta do të përcillet në kryesinë qendrore të partive, e më pas do të publikohen detajet në opinion. Nga kjo e fundit nuk deshën të japin detaje mbi resorët që do t’i takojnë.
https://youtu.be/vmu0dA6hf7E