Bota duhet të përgatitet thellësisht për ndryshimet që po vijnë dhe ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale për të mobilizuar të gjitha forcat tona, gjithçka që mund të përdorim për të pasur një përgjigje cilësore asaj që do të na ndodhë në të ardhmen e afërt – një ndryshim i madh në profilin e fuqisë punëtore, një valë inovacionesh teknologjike, tha Antoni Peshev, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, e cila sot organizoi një konferencë “Ndërtimi i së Ardhmes – Aftësi praktike për brezin e ri”.
“Mendojmë që tani është momenti i vërtetë t’i hapim ato pyetje?! Për çfarë ankohemi?! Ankohemi se na Maqedoni ka fabrikim të diplomave, shumë pak dituri, u bëjmë thirrje të gjithë institucioneve për arsim të lartë të bëjnë hapa maksimal, ta rrisin nivelin e arsimit, që të mund t’u përgjigjen nevojave të ekonomisë”, tha Antoni Peshev.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, bëri të ditur se deri në fund të muajit do të fillojë një debat publik mbi disa ligje që janë hartuar nga organi që Ministria e krijoi për reformat në arsimin e lartë. Theksoi se anëtarët e të njëjtit grup kanë punuar edhe në Ligjin për Agjencinë për Inovacion, Zhvillim Shkencor dhe Teknologjik dhe Sipërmarrje si dhe po punojnë në Ligjin për programin arsimor Erasmus Plus.
“Pastaj, së bashku me anëtarët e Këshillit Kombëtar, ata punuan në Ligjin për Shkencën dhe Kërkimin, dhe së fundmi punuam edhe në Ligjin për Cilësinë në Arsimin e Lartë. Versionet janë gati, por për shkak të zgjedhjeve t’i vendosim në ENER ose në debat publik, ajo mund të kuptohej se presion. Me shumë gjasë deri në fund të muajit, ditëve të fundit të këtij muaji do ta fillojmë debatin publik”, deklaroi Janevska.
Zëvendës ambasadorja e Zvicrës Mihaill Harari tha se Zvicra është krenare që po e mbështet Maqedoninë e Veriut për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit.
“Me ndihmën e Zvicrës parimet e partneritetit, rëndësisë dhe trajnimit praktik që kanë rezultuar të suksesshme në arsimin e mesëm tani po zbatohen në arsimin e lartë”, tha Mihaill Harari.
Ministria vendosi dialog me Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe Ambasadën e Zvicrës në kuadër të projektit “Arsim për Punësim në Maqedoni”.
