Shuhet ylli portugez i topit/ Jorge Costa mbyll sytë në moshën e parakohshme, 53 vjeç

TË FUNDIT

Futbolli portugez dhe ai botëror janë në zi për shuarjen e një ylli. Ish-lojtari I kombëtares së Portugalisë dhe I Portos, Zhorge Kosta, mbylli sytë në moshën e parakohëshme 53-vjeçare pasi pësoi një atak në zemër.

Kjo ndodhi, ndërsa ai ndodhej në kompleksin stërvitor të Portos, ndërsa ishte caktuar prej një viti drejtor futbolli I klubit. Zhorge Kosta luajti 50 ndeshje për Portugalinë, ndërsa fitoi Kupën e Botës U20 në vitin 1991.

Me Porton fitoi Championsin në 2004 nën drejtimin e trajnerit Zhoze Murinjo, duke qenë kapiten I skuadrës. Po ashtu fitoi Kupën UEFA si kapiten dhe Kupën Interkontinentale, si dhe 8 tituj kampion në Portugali, 5 Kupa të Portugalisë dhe 8 Superkupa. Zhorge Silva punoi për gati 20 vjet si trajner dhe drejtoi 17 skuadra të ndryshme.