Shtyhet me 15 minuta starti i finales Liverpool-Real Madrid

TË FUNDIT

Shtyhet me 15 minuta starti i finales Liverpool-Real Madrid. Shkak është bërë fakti që shumë tifozë nuk janë futur ende në stadium dhe për t’u dhënë mundësi të jenë aty nga minuta e parë, është vendosur që vërshëllima e parë të jetë më 21:15.

Ky është një rast i rrallë në ndeshje të një rëndësie të tillë, megjithatë mijëra njerëz kanë udhëtuar drejt Parisit për të ndjekur finalen dhe 80 mijë do të jenë në shkallët e “Stade de France” mbrëmjen e sotme.