Zgjedhjet lokale franceze, të caktuara për në mars janë shtyrë për në qershor për shkak të gjendjes epidemiologjike në shtet. Për këtë mbrëmë Senati mori vendim në Parlamentin francez.
Votimi do të mbahet më 13 dhe 20 qershor.
Shtyrja e zgjedhjeve ka të bëjë në shqetësimin që koronavirusi i ri shumë shpejt po përhapet mes njerëzve në dhe rreth vendvotimeve.
Zgjedhjet rrallë shtyhen në Francë, por zgjedhjet lokale të vitit të kaluar gjithashtu u shtynë nga marsi për në qershor pas karantinës së parë kombëtare të vendosur për shkak të virusit korona.