Një ditë para fushatës zgjedhore në Zhelinë u nënshkrua kodeksi mes kandidatëve, që të ketë fushatë të drejtë dhe etike. Tre nga katër kandidatët qw garojnë në këtë komunë shtrënguan duart duke i uruar njeri tjetrit sukses dhe duke garantuar se ata do të angazhohen që zgjedhjet të jenë fer dhe demokratike, ndërsa thanë se qytetarët janë atë që duhet të vendosin se kush do të udhëheq me komunën.
“Unë ju garantoj se angazhimi im i ekipit tim dhe subjektit që i takoj Bashkimit Demokratik për Integrim, do të jetë në këtë drejtim pasi që kjo është një garë dhe të tregojmë një civilizim dhe demokraci të vërtet”, tha Fatmir Izairi – BDI.
“Normalisht se në zgjedhjet fer duhet të mbështetemi tek parimi demokracisë të cilën besoj se të gjithë e duam dhe të gjithë do ta mbështesim dhe nga këtu ne i dhamë duart njëri tjetër dhe i uruam sukses në këto zgjedhje lokale”, u shpreh Blerim Sejdiu – BESA.
“Të gjithë kandidatëve në zgjedhjet e 17 tetorit ju uroj suksese dhe presim që në të ardhmen qytetarët do jenë atë që do japin votën për kandidatin që mendojnë se është i denjë për të udhëheq me komunën”, deklaroi Mehdin Nazifi – PDSh.
Në nënshkrimin e kodeksit për zgjedhje fer edhe demokratike mungoi kandidati i ASH-AA i cili ndodhej në një udhëtim jashtë shtetit.
