Me siguri ju ka ndodhur me dhjetëra herë që edhe pse keni bërë dush, flokët tuaj të duken si mos më keq. Të ashpër, të pakrehshëm dhe deri tek fijet e shumta që duket sikur mbijnë në çdo centimetër të banjos. Por, në vend që të mendoni të blini produkte për flokët, të cilët pavarësisht rezultateve kanë në përmbajtjen e tyre kimikate, provoni zgjidhjen e mëposhtme.
Merrni 3-5 kokrra aspirina dhe shtypini derisa të bëhen pluhur. Bashkojini me 3 lugë gjelle shampo flokësh dhe vazhdoni përzierjen derisa aspirina të tretet plotësisht. Më pas shtojini në shampon e zakonshme dhe tundeni para përdorimit. Mund ta përdorni sa herë keni nevojë të lani flokët.
Aspirina ka në përmbajtjen e saj acid salicilik që ka veti antioksiduese dhe antiinflamatore dhe shërben për të luftuar rënien e flokëve, për të forcuar rrënjët e tyre, lehtëson qarkullimin e gjakut në gjithë skalpin duke neutralizuar pH-in e këtij të fundit dhe trajton zbokthin.
