Shtipi kërkon shuarrje të zjarrit nga ajri / LSDM-ja akuzoi Qeverinë se po e injoron situatën

TË FUNDIT

Zjarri i madh që mbrëmjen e djeshme i kanosej Radovishit është vënë nën kontroll të plotë, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave. Njëkohësisht nga shtabi i krizës i krijuar nga Komuna e Manastirit theksuan se po përballen me sukses me zjarrin. Mirëpo, për momentin qytetarët e Shtipit po kërkojnë ndihmë për shuarjen e zjarreve nga ajri, për vendet Dragoevë, Sellcë dhe në malin Serta.

Opozita ka reaguar për situatën me zjarret në vend. LSDM-ja akuzoi qeverinë se po e injoron situatën, e cila tani është shndërruar në fatkeqësi ekologjike. Sipas tyre, gjendja e krizës është shpallur shumë vonë dhe presidentja GordanaSiljanovskaDavkova ka pritur shumë për ta nënshkruar vendimin.

Për shkak të kërkesave urgjente për ndihmë në luftimin e zjarreve në pyje në Maqedoni dhe Bullgari, Bashkimi Evropian aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, përmes të cilit dy Air traktorë turk dhe një helikopter turk, një helikopter nga Serbia tashmë po shuajnë zjarret në vend, dy helikopterë pritet të arrijnë nga Sllovenia, një avion i flotës pyjore nga Kroacia dhe një helikopter nga Mali i Zi.