Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në një xhami në Afganistan

TË FUNDIT

Dega e grupit ekstremist, Shteti Islamik në Afganistan, ka marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës në një xhami shiite në Kandahar, në jug në Afganistanit, gjatë lutjeve të së premtes.

Grupi xhihadist Shteti Islamik ka thënë se dy sulmues vetëvrasës kanë kryer sulmet ndaras në dy pjesë të ndryshme në xhamisë, derisa besimtarët janë lutur brenda.

“Sulmuesi i parë e ka shpërthyer jelekun e tij në një korridor të xhamisë, derisa i dyti e ka shpërthyer jelekun në qendër të xhamisë”, ka thënë ky grup përmes një deklarate të publikuar në platformën Telegram.

Përderisa raportet zyrtare thonë se nga sulmi kanë mbetur të vdekur 47 persona, lideri shiit i kësaj pjese, Haji Farhad ka deklaruar se sot po varrosin 63 persona, megjithëse ky numër mund të rritet ende për shkak se ka ende persona në spital që janë në gjendje të rëndë.

Sulmi ka ndodhur një javë pas një tjetër sulmi vdekjeprurës ndaj besimtarëve shiitë në një xhami në Kunduz, ku së paku 46 persona mbetën të vdekur. Edhe për atë sulm, përgjegjësinë e ka marrë IS-K.

Zëdhënësi i talibanëve Bilal Karimi, ka thënë se janë duke u kryer hetime për sulmin e 15 tetorit. Talibanët kanë minuar kërcënimin që vjen nga Shteti Islamik.

Mirëpo, sulmet e vazhdueshme kanë vështirësuar synimet e talibanëve për paqe në Afganistan pas disa dekadave luftë./21Media