Shteti do t’u ndihmojë mediave! Padi të para penale për përhapje të lajmeve të rreme në Maqedoni

TË FUNDIT

Pjesa më e madhe e republikanëve në Senatin amerikan, janë kundër impiçmentit të Trampit

Shumica e republikanëve në Senatin amerikan, janë kundër impiçmentit të Donald Trampit. Edhe krahas asaj se shumica e senatorëve...

Islanda e dha “pasaportën” e parë për vaksinim kundër virusit korona

Islanda e dha “pasaportën” e parë për vaksinim kundër virusit korona që t’i lehtësojë udhëtimet ndërkombëtare për qytetarët e...

Seanca të katër komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seanca Komisioni për financim dhe buxhet, Komisioni...

Ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit

Komunikacioni nëpër rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Borë me intensitet të dobët bie në Prilep...

Mot me vranësira dhe i ftohtë, në disa vende me të reshura të dobëta të borës

Moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe i ftohtë me erë të matur deri të përforcuar, ndërsa...

Janë ngritur paditë e para penale për përhapje të lajmeve të rrejshme në kohë të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusit. Këtë, Ministria e Punëve të Brendshme e paralajmëroi më 11 mars, kurse ministri Naqe Çulev thotë se veprojnë sipas ankesave të qytetarëve, por edhe në mënyrë të pavarur.

“-Ndonjëherë na nevojitet kohë në qoftë se bëhet fjalë për rrjetet sociale, për ta konfirmuar identitetin e vërtetë të kryerësit dhe këtë më së shpeshti e bëjmë me kërkesë deri te Tuiteri apo Fejsbuku. Bëhet fjalë për një procedurë derisa të marrim përgjigje nga ata,” tha Naqe Çulev, ministër i Punëve të Brendshme.

Ministri pa resor, përgjegjës për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, thotë se pas zgjedhjeve do të duhet të ndërmerren masa për parandalim të lajmeve të rreme.

“-Duhet ta marrim shumë seriozisht njohjen e lajmeve të rreme dhe prandaj unë thashë që kemi një punë serioze për të bërë pas zgjedhjeve, sepse nga njëra anë, duke luftuar kundër lajmeve të rreme, ne nuk duhet të lejojmë të rrezikojmë ndonjë të drejtë, të drejtë sa i përket lirisë së shprehjes, që është diçka e paprekshme (e pacenueshme),” tha Robert Popovski ministër pa resor.

Si ndihmë në drejtim të ballafaqimit me korona krizën, mediat do të lirohen nga kontributet e pagave të të punësuarve të tyre, duke përmbushur disa kushte:


-T’i kthejnë rrogat në nivel në të cilin kanë qenë pasa fillimit të gjendjes së jashtëzakonshme
-Të mos kenë larguar nga puna asnjë punëtor për shkak të krizës

-Mediat duhet të kenë së paku tre të punësuar të përhershëm

“-Tashmë për një kohë të gjatë kam paralajmëruar se jemi të rrezikuar nga lajmet e rreme dhe propaganda e qëllimshme, të cilën më së shumti e ndjejmë pikërisht në ballafaqimin e sfidave nga pandemia Kovid-19. Në luftën kundër lajmeve të rrejshme, së pari nevojitet t’u jepet mbështetje atyre që kontribuojnë me lajme të sakta,” tha Bujar Osmani, zëvendëskryeministër.

Qeveria vendimin për kushtet dhe masat e ka marrë pas konsultimeve me Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik.

TË NGJAJSHME