Shteti do të ndihmojë për faturat e rrymës, 600 deri 800 denarë për kategoritë e rrezikuara

TË FUNDIT

Shteti do të subvencionojë faturat e energjisë elektrike për kategoritë më rrezikuara. Janë parashikuar 60 milionë denarë ndërsa siç njoftoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, subvencioni do të jetë 600 deri në 800 denarë. Thirrja publike tashmë është publikuar në faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe të gjithë qytetarët që i plotësojnë kushtet mund të aplikojnë më së voni deri në fund të shkurtit.

“Në përputhje me programin për persona të vetëm me të ardhura deri në 18 mijë denarë për amvisëri, me 2 anëtarë deri në 25 mijë denarë, për amvisëri me 3 anëtarë deri në 30 mijë denarë, zvogëlimi do të jetë 600 denarë. Ndërsa për amvisëri me 4 anëtarë me të ardhura deri në 36 mijë denarë, dhe amvisëri me 5 e më shumë anëtarë me të ardhura deri në 43 mijë denarë zvogëlimi i faturës do jetë 800 denarë”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Përveç kësaj, kjo masë përfshinë edhe personat me aftësi të veçanta dhe prindërit e vetëm.

“Nëse këto amvisëri kurrsejnë rrymë 10% në krahasim me periudhën e vitit të kaluar, atëherë do të ketë ulje shtesë të llogarisë së energjisë elektrike prej 200 dero 300 denarë varësisht nga kategoria ku bëjne pjesë”, theksoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi deklaroi se do të ketë mbështetje financiare edhe për amvisëritë të cilat do të vendosin panele të fotovoltaikëve, sistemet e kolektorëve diellore si dhe ndërrimin e dritareve të aluminit.