Nga Drejtoria e Doganave thonë se në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, në hyrje të shtetit, është parandaluar përpjekja për kontrabandë të 27,5 kilogramëve të duhan të aromatizuar për nargile, i cili ishte destinuar për tregun në Maqedoni, përcjell TV21. Për rastin, është ndaluar një shtetas i Turqisë.
“Me këtë aksion u pengua një tentativë për tregti të paligjshme me duhan, si dhe shmangie e pagesës së taksave për mallra akcizore në vlerë prej 138.435 denarësh. Në këtë rast, ndaj një personi, shtetas i Turqisë, është hapur procedurë përkatëse dhe duhani është sekuestruar.






